Pas organizimit të një proteste të dhunshme mesditën e sotme, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka shkuar edhe më tej aksionit të saj.
Ajo denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit, ku pretendon se nuk reaguan për t’i ndaluar kur nisën që t’i vendosin flakën selisë së Partisë Socialiste si dhe dhunuar gjithçka që gjenin rrugëve.
Ademi ka kërkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në kallëzimin e Kryetares së Bashkisë Shkodër ndaj drejtuesve të Policisë Shkodër.