Sinan Hoxha dhe partnerja e tij Andrra Destani së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë bukuroshja me anë të një postimi në rrjetet sociale. E veshur me të bardha ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur, duke bërë me dije kështu lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë.

“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetes, të presim me padurim” shkruan Andrra në postimin e saj.

Ende nuk dihet gjina e bebes së dytë, por ajo që vërejmë është se edhe në këtë shtatzëni Andrra po shkëlqen nga bukuria.