Argjentina u vendosi një taksë të re njerëzve të saj më të pasur, përmes të ciëls do të mund të paguhen furnizimet mjekësore dhe masat lehtësuese në mesin e pandemisë së koronavirusit.
E ashtuquajtura “taksë e milionerit” u kalua ne senat me 42 vota pro dhe 26 kundër. Personave me një pasuri që kapërcen 200 milion pesos apo 2.5 milionë dollarë do t’u duhet ta paguajnë një taksë të tillë. Argjentina ka regjistruar deri tani afro 1.5 milion infektime dhe pothuajse 40,000 vde kje nga koronavirusi.
Ajo është goditur rëndë nga pandemia, duke u bërë vendi i pestë në mbarë botën që raportoi një milion raste të konfirmuara në tetor, pavarësisht se ka një popullsi prej rreth 45 milionë banorësh. Masat izoluese nga ana tjetër e ekonominë e shtetit që lufton prej kohësh me papunësinë, nivelet e larta të varfërisë dhe borxhin masiv të qeverisë. Argjentina ka qenë në recesion që prej vitit 2018.