Një vit më parë planeti tokë është goditur nga virusi më fatal i viteve të fundit, COVID-19. Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve ka arritur 81,186,494, ndërkohë që numri i vi kti mave është 1,772,838 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.
Sipas të dhënave nga worldometer numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 57,330,519. Vendet të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi dhe si pasojë kanë pësuar goditjet më të rënda socio-ekonomike janë SHBA e cila kryeson prej kohësh “listën e zezë”, India, Brazili, Rusia, Franca, Anglia, Turqia dhe Italia.
Së fundmi në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri i COVID-19, i cili sipas shkencëtarëve shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe, por ka pasoja më të rrezikshme, ndërkohë përhapet edhe më lehtë nëpërmjet fëmijëve dhe të rinjve.
Si pasojë i zhvillimeve të fundit shtetet kanë ndërmarrë masa të reja izoluese edhe shtrënguese duke mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe por virusi po perhapet në të gjithë botën.