Larja e dhëmbëve është thelbësore, por shumë pak njerëz e dinë që larja e tyre e shpeshtë dëmton smaltin ose mbyllja me kapak e furçës është me të vërtetë një ide shumë e keqe. Ka disa veprime që më shumë se të ndihmojnë, ndikojnë negativisht në higjienën orale.

Një nga pyetjet që u bëhet më shpesh dentistëve është nëse larja e dhëmbëve duhet bërë para apo pasi të konsumoni mëngjesin? Bright Side i jep fund këtij debati.

Sipas ekspertëve larja e dhëmbëve duhet të bëhet para se të konsumoni mëngjesin. Kur flini, bakteret në gojë shumëfishohen kjo është arsyeja se përse zgjoheni me një shije dhe erë të keqe të gojës. Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, dhëmbët marrin një shtresë fluori para se të konsumoni mëngjesin dhe kështu do merrni më pak baktere nga ushqimi që do konsumoni e për pasojë do zhdukni aromën dhe do mbroni dhëmbët tuaj.