Në fjalën e mbajtur sot në Komunikimin e përbashkët me homologët shqiptarë, eksperti turk Rexhep Ozturk zbuloi telefonatën Rama-Erdogan, që e solli ekipin turk në Shqipëri. Ai vlerësoi sistemin shëndetësor shqiptar, duke përgëzuar kreun e qeverisë në emër të Erdogan.

“Dua t’ju përcjell mesazhet falënderuese dhe përshëndetjet e përzemërta të presidentit Erdogan. Referuar telefonatës që keni bërë me presidentit tonë menjëherë jemi vënë në lëvizje dhe kemi marrë rrugën për në Shqipëri. Jemi takuar edhe ministren, e falënderoj për mikpritjen e saj. Kemi parë të gjitha masat e marra në lidhje me masat e marra dhe dua t’ju falënderoj dhe përgëzoj njëkohësisht! Dua të theksoj se Shqipëria gëzon një sistem shëndetësor që jep përgjigje duke u bazuar te konventat ndërkombëtare. Kemi parë nga afër sistemin si funksionon, është vënë re se janë duke u praktikuar, dua t’ju përgëzoj edhe ju z. kryeminisitër për punën tuaj. Kemi vënë re që Shqipëria është përshtatur me metoda të reja në luftën kundër covid-19”, u shpreh ai.