Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino në konferencën online të Komietetit Teknik të Ekspertëve tha se masat e para që u ndërmorën, si izolimi i përgjithshëm, testimi, gjurmimi dhe hetimi i kontakteve solli sipas ulje të numrit të rasteve me Covid. Bino gjithashtu tha se këto masa ndihmuan spitalet të përgatiteshin për pandeminë.

“Ne vijojmë monitorojmë situatën dhe kemi tendencë në ulje jo vetëm të rasteve por edhe të pozitivitetit. Kohët e fundit kemi katërfishuar testimet. Pra diçka që këtë kohë e kemi superuar. Futja e testit të shpejtë lehtëson jo vetëm kohën e marrjes së diagnozës por përshpejton dhe identifikimin. Me kolegët turk kemi ndarë eksperiencën e gjurmimit të kontakte e nëpërmjet aplikacioneve me telefon. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me kolegët turk në lidhje me masat e përgjithshme të shëndetit publik”, tha Bino.