Ka përfunduar puna për rehabilitimin e nënstacionit elektrik të Rubikut. Ky investim i ri rrit kapacitetet e këtij nënstacioni si dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës që mbulon. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspekton punimet e realizuara në këtë nënstacion ka deklaruar

“Ky është një nënstacion i integruar ashtu siç kemi bërë edhe në zona të tjera. Ne mundohemi që ti oftrojmë këto shërbime të integruara dhe duke krijuar efiçencë të plotë dhe kosto më të ulëta operacionale.

Veriu rezulton një potencial i madh turistik. Unë lëviz në çdo krahinë. Aj që vë re pavarësisht se gjithmonë përmendet jugu, vërej se një potencial i madh turistik sot po zhvillohet në veri. E nëjtja gjë po ndodh në këtë zonë”, tha Balluku.