Nga ARTUR AJAZI

Protesta e një grupi huliganësh, të cilët nuk kishin dhe nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e dhimbshme të 25 vjeçarit, duket se i ka rritur “ryben”, sharmin dhe numrin e votuesve qeverisjes së Edi Ramës. Atë ç’ka shpresonte Doktori dhe Iliri, ka rezultuar se ka qenë një dështim me turp, edhe pse shkelja ligjore e abuzimit me minorenët, duke i shfrytëzuar ata për qëllime pushteti ishte flagrante. Protesta më e turpshme e ish-opozitës së rrënuar, e asaj që aspiron të marrë “pushtetin nesër”, nisi si një shpërthim vandalësh dhe rrugeçërish, dhe u sfumua si një tullumbace e shpuar, duke i veshur Edi Ramës të tjera merita të veçanta. Kryeministri ishte dhe mbetet i vetmi politikan, që ka arritur të menaxhojë dhe zotërojë mrekullisht situata të tilla kaotike, mbetet i vetmi politikan që arrin të ndajë dhe zbulojë në “protestat” e Partisë Demokratike, “dorën e Doktorit” dhe “shashkën” e Ilirit.

Kjo protestë, ndoshta e fundit e ish-opozitës së vjetëruar, do të mbahet mënd si reagimi më antiqytetar dhe më antiligjor i një grushti vandalësh të paguar, që besuan vërtetë se “Edi Rama mund të largohet me shkatërrime dekori dhe djegie institucionesh”. Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy ideatorët e vandalizmave të fundit mbi institucionet ligjore dhe uniformat e shtetit, mbanin shpresë se “qeveria do të trembej nga Stresi i Tropojës”, ndërkohë që efekti ishte i kundërt, aq sa në 25 Prill, fitorja e Edi Ramës, do të jetë më shumë se surprizë. Me sytë e tyre shqiptarët panë se si turmave u printe ogiçi i Doktorit, se si “armëtarëve” të turmave u printe një person i penalizuar dhe sot i shpallur në kërkim nga policia. Shqiptarët panë me sytë e tyre, se si digjej Tirana dhe plagoseshin policët nga rrugeçër të paguar, nga parazitë të papunë, dhe elementë të cilët kanë hesape të pambyllura me organet e drejtësisë.

Shqiptarët dëgjuan live avokatin dhe mbrojtësin ligjor të vandalëve dushen Berisha-Meta, dëgjuan se si me sulmet ndaj Policisë së Shtetit dhe thirrjet “për të ndalur dhunën ndaj protestuesve” ata u bënë flakadanët e turmave të trullosura nga borderoja e SHQUP-it. Protestat e dhunshme në Tiranë dhe disa qytete, ishin ndoshta shansi më i mirë për Edi Ramën, për ti treguar mbarë popullit , me zë dhe figurë, se kush ishin dhe kush janë ata që duan ta djegin dhe shkretojnë vendin e tyre, se kush kërkon pushtetin dhe përmbysjen e një qeverie të ligjshme me dhu në.

Tendenca për të mbajtur “larg protestës” dyshen e tm errit të shqiptarëve nga “analistë” të përlyer me afera banale, ishte përpëlitja e fundit për të nxitur dhe nxirë imazhin e vendit në mes të një krize shëndetsore. Pothuajse në të gjitha rubrikat e fundit “Asks the People”, përgjigja e shumicës së shqiptarëve ka qenë “PO” për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke dënuar ashpër veprimet e fundit antiligjore të një partie e cila dhunën e ka në gjenezën e saj, dhe revolucionin leninist si filozofi të veprimeve të saj politike.