Kryeministri Edi Rama në një rrëfim ndryshe në emisionin “Opinion” ka treguar se kush kanë qenë heronjtë e tij në fëmijëri. Rama tregon se kur ka qenë i vogël ka qenë i ndikuar dhe ka parë si heronj rilindësit kombëtar, ndërsa më vonë kur ka qenë në lice ka parë si heronj ata që kanë bërë histronë e artit.

Fevziu: Kush kanë qenë heronjtë e rinisë tuaj? Rama: Heronjtë e mi si fillim kur kam qenë shumë i vogël kanë qenë heronjtë e rilindjes kombëtare, pasi në shtëpi kishim një album goxha voluminoz. Unë ende s’kishte mësuar të lexoja, por gjyshi e gjyshja nga lexonin në vijimësi. Kështu arrita t’i mësoja përmendësh dhe kur vinin njerëz në shtëpi kisha shumë qejf të lexoja atë libër duke ndjekur radhët me gisht, por pa lexuar faktikisht. Pastaj më vonë kur isha në moshën e adoleshencës, në fund të 8-vjeçares më ka rënë në dorë një libër, unë lexoja në Italisht në ato kohë që fliste për disa nga ata që Kalarli i quante si heronjtë e mendimit. Ishte shumë e bukur pasi Kararli thotë që historia e botës është biografia e njerëzve të mëdhenj. Aty ishin Profeti Muhamed, Napoloni. Shekspiri, Dantja.

Fevziu: Kush ishte mes tyre që të sugjestionoi më shumë? Rama: Jo ishte në tërësi shumë sugjestionuese ideja që heroi është ai që ka energjinë krijuese të vështirësive. Madje Kararli thotë me të gjitha ato boshllëqet e tij morale. Pastaj në periudhën e liceut artistik unë isha shumë i fokusuar tek heroizmi në art tek heroizmi në gjithë historinë e artit, tek njerëzit që në mënyrë heroike sollën ndryshime të jashtëzakonshme.