Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin në investimin e bërë në spitalin e Pediatrisë së qytetit të Durrësit. Në Facebook ai ka postuar një video me pamje të ambjenteve të brendshme të spitalit të ronovuar, gjithashtu edhe disa rrëfime të mjekëve.

Mjekët shprehen se ky spital është transformuar dhe është bërë me kushte më të mira duke i ofruar pacientëve trajtim të mirë. “Për kushtet që ishin që fëmijët ti çonin tek dhoma e shtrimit, sot është si nata me ditën”, tha një mjeke.

“Unë kam mbi 10 vite që punoj këtu, kam punuar në Pediatri dhe ndryshimi që është bërë tani është shumë ndryshe nga çka qenë dhe ne kënaqemi me punën që bëjmë kur duket ambienti i pastër”, tha një tjetër mjeke.