Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi sot marrëveshjen BE-BM të tregtisë së lirë postBrexit si historike. “Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, theksoi ajo.
“Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë Bashkimit Europian”. “Marrëveshja është me rëndësi historike”, shtoi kancelarja.