Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 853 raste të reja me koronavirus, ndërsa 83 pacientë kanë humbur jetën. Sakaq 491 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 78.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. Numri i përgjithshëm i të infektuarve 132430, nga të cilat 52.5% janë burra.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5248 (4.0%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 38804 (29.3%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.