Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sot Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve në Tiranë pajisje personale mbrojtëse kundër COVID, si maska dhe dezifektant duarsh. Lajmin e bën të ditur vetë Ambasada e SHBA-ve, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në dorëzimin e pajisjeve ka qenë vetë ambasadorja Yuri Kim.
“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurt gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157886944625838