Investimet e huaja turke në vendin tonë u rritën me 60% gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë e një vit më parë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë në 9-mujorin 2020 investimet e huaja turke në Shqipëri kapën vlerën e 69 milionë eurove.
Ndërsa sektorët potencial ku dominojnë investitorët turq janë sistemi financiar (banka), industri e rëndë (nxjerrja dhe përpunimi i çeliku), sektori i ndërtimit por edhe në energjetikë. Turqia është një vend partner i rëndësishëm tregtar ekonomik me Shqipërinë. Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2020 shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë u rritën në mbi 54 miliardë lekë.
Ndërkohë që bashkëpunimi tregtar me Turqinë zë 6.8% të gjithë vëllimit tregtar që zhvillon Shqipëria me vende të ndryshme të botës.