Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve. Sipas AKU-së, në prag të festave të fundviti kur rritet dhe fluksi i konsumit, inspektorët e ushqimit kanë intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë e ushqimeve në tregje.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid, kanë kryer gjatë ditës së sotme inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. AKU ka kryer sot 370 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 4 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim te planit DDD dhe rinovim të analizave të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 3 mostra në monitorim të produktit qumësht. Me kërkesë të vetë subjekteve janë asgjësuar një sasi prej 74.4 tonë produkte ushqimore. Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antiCOVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 592 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, me qellim garantimin e sigurisë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve, është i pranishëm në terren gjatë gjithë kohës.