Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha sot se testi i shpejtë është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

“Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo çfarë është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale. Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA“, informon Bino.