Përgjegjsia e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar se janë siguruar 100 mijë testet e para të shpejta. Në një intervistë për Ora news, Bino ka siguruar saktësinë e tyre, duke shpjeguar se testimet do t’i kryejnë në pika të caktura epidemiologët e terrenit.

“Janë rreth 100 mijë teste të shpejta që janë siguruar për momentin. Puna ka filluar nga shërbimet e epidemiologjisë së Tiranës, deri në datën 20 dhjetor do të kthyhet shpërndarja në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor për hetimin epidemiologjik. Pas kësaj date do të ketë funksionin e tyre në shërbim të diagonozës pranë qendrave të kundesit shëndetësor parësor sipas pikave të caktuara. Janë tepër specifike, janë shumë të sakta. S’ke nevojë të testohesh sërish, nëse je pozitiv, je pozitiv. Do jenë pika të caktuara që do ta kryejnë testimin brenda qendrave shëndetësore, për ta koordinuar më mirë.”, tha Bino. Bino ka theksuar se Shqipëria do ta marrë në kohë vaksinën atiCOVID dhe qytetarët do e përfitojnë atë falas.

“Shqipëria ka një plan konkret vaksinimi dhe do ta këtë atë kur ta kenë edhe vendet e tjera, ka skenarë të parapërgatitur, ka zinxhirin ftohës që edhe do të përmirësohet, Shqipëria ka një strategji kombëtare për vaksnimimin. SHBA ende ska filluar vaksinimin dhe Shipëria do ta filloj vaksnimin sapo të vij në Shqipëri”, tha Bino.