Dokumentari i Memory në ABC nga Baton Haxhiu solli këtë të djelë të dhënat e fundit të një sondazhi të realizuar në Shqipëri katër muaj para zgjedhjeve. Gjetjet nga matja e opinionit publik nga kompania Source, tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.
Sipas këtij sondazhi ka rënë dukshëm mbështetja që partitë politike si dhe për kryeministrin Edi Rama. ndërkohë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme ato do t’i fitonte Partia Socialiste. Kudër rënies së përkrahjes për Ramën qytetarët shqiptarë mendojnë se ka punuar mirë në disa fusha. Një përqindje e konsiderueshme besojnë se ai ka bërë punë të mira në disa fusha, në përgjithësi në urbanizmin e qyteteve. Sipas sondazhit puna e tij është vlerësuar edhe se si e ka menaxhuar situatën e pandemisë së Covid-19 dhe me atë të pasojave që kishte shkaktuar tërmeti.
Ky vit është i jashtëzakonshëm që po përballet me pandeminë e Covid-19. Rritjet e numrave dhe të vdekjeve mundet të kenë ndikim pozitiv ose negativ te një subjekt politik, thotë Valon Feka.