Vaksina Moderna do të garantojë imunitet për të paktën 90 ditë pas dozës së dytë. Të dhënat u raportuan nga një studim i botuar në Neë England Journal of Medicine. Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit testuan nivelin e dy llojeve të antitrupave tre muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Pas hulumtimeve, ata vunë re një rënie “të lehtë” dhe të pritshme në nivelin e antitrupave. Ajo që mbetet tepër e rëndësishme është fakti se ata nuk vërejtën efekte anësore serioze.