Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cilësoi sot “tejet produktiv, diskutimin në takimin vjetor të Komitetit të Stabilizim-Asociimit me Komisionin Europian për Shqipërinë”.

Nën drejtimin e Kryenegociatorit për Zhvillimin e Negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi dhe Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, Michela Matuella, Ministria e Drejtësisë, si lider për Kriterin Politik dhe Kapitullin 23 të negociatave, i raportoi Komitetit mbi progresin më të fundit në drejtim të Reformës në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Në emër të Ministrisë së Drejtësisë, raportoi pranë këtij Komiteti zv/ministrja, Adea Pirdeni.

“Mirënjohje për Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, si dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri për vëmendjen e vazhdueshme ndaj rrugës europiane të vendit dhe përkrahjen në avancimin e proceseve transformuese të Shqipërisë”, tha Gjonaj.