Këngëtari Devis Xherahu dhe partnerja e tij, modelja Ertemiona Mejdani janë martuar. Përmes një postimi në Instagram, Devisi ka dhënë këtë lajm të bukur duke postuar edhe dy foto, një me Ertemionën e një foto të duarve të tyre duke treguar unazat.

“Sot ishte një ditë e veçantë për ne, zyrtarizimi i lidhjes sonë. Ajo që do i uroja gjysmës sime Ertemiones eshte te plakemi bashkë jeta ime”, shkruan Devisi.

Pak kohë më parë këngëtari tha se pas pandemisë së koronavirusit do të mbajë një ceremoni dasme me Ertemionën. Ceremonia pritet të thjeshtë e hyjnore.