Janë shënuar sërish tensione në protestën e ditës së sotme. Mësohet se policia ka shoqëruar disa protestues në këto momente pas përplasjeve. Protestuesit ishin duke shkuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në momentin e ndalimit, ata ishin duke dëmtuar serish pronën publike.

Policia e Shtetit duket se ka zgjedhur një strategji të re për të ndjekur gjatë protestës së të shtunës për të mos lejuar incidente. Efektivë të shumë janë shpërndarë në zonën e ish-Bllokut ku kanë kontrolluar grupime të rinjsh, të cilët mendohet se do i bashkohen protestës.