Tiranë, 4 Dhjetor – Duke filluar nga dita e hënë do të vijojë përdimi i testeve të shpejta të antigenit, lajm që u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me median. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj i ftuar në Report TV tha se përfshirja e testeve të shkurtojë kohën e përgjigjies dhe se epidemiologët janë pajisur me udhëzuesit përkatës.
“Me testet e shpetja përgjigjia del për 30 minuta duke shkurtuar në maksimum përgjigjien për qytetarët. Baza e testeve të shpejta të antigenit është siguria dhe efikasiteti. Sa herë që merren vendime të reja shoqërohen nga një udhëzues që bëhen nga ekspertët e fushës. Ky udhëzues u niset epidemiologëve me detaje se si do të përdoren testet e shpejta, si nxirret rezultati, përgjigjia apo dhe përdorimi i masave të mbrojtjes personale” tha Brataj.