Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşa-n në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në vend. Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Nëpër media janë shpërndarë pamjet e para të njerëzve që kanë dalë në rrugë të frikësuar. Epiqendra e tij u raportua 51 km në jug të Alanya.

Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit. Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.