Ronald Koeman nuk ka pranuar të zgjedhë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në debatin se kush është me i miri. Ai mezi pret që t’i shoh sërish të dy në fushë të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Ai i ka përshkruar të dy si të mrekullueshëm që i kanë dhënë shumë futbollit për më shumë se dhjetë vite andaj nuk e sheh të udhës të zgjedhë se ky apo ai është më i miri. Ronaldo do të rikthehet të martën në Camp Nou, por kësaj radhe me fanellën e Juventusit. Ai mungoi në sfidën e parë në Torino për shkak të Covid-19.

“Është fantastike që këta dy lojtarë kanë qenë për një kohë të gjatë në nivele të larta”, u shpreh Koeman. “Ata janë më të mirët për mendimin tim, në 10 apo 15 vitet e fundit. Të jesh i suksesshëm gjatë gjithë kësaj kohe, është fantastike. Komplimente për të dy”. “Ata janë të ndryshëm, por kanë statistika të jashtëzakonshme për gola, het-trike dhe çmime të fituara”. “Nuk është mirë të themi kush është më i miri, sepse të dy janë të jashtëzakonshëm. I admiroj që të dy, na kanë dhënë shumë mbrëmje të mira me gola të shkëlqyer, me shumë tituj. Le të shpresojmë se do t’i shijojmë edhe nesër mbrëma”.