Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook një video ku demonstrohet se si kryhet testi i shpejtë. Përgjigja e këtij testi vjen nga 15-30 minuta. Në këtë video shfaqen një grup mjekësh që shkojnë drejt një institucioni të cilësuar si vatër infeksioni dhe kryejnë testime të shpejta tek punonjësit ku dhe më pas jepen përgjigjet pas 30 minutash.

“Kjo është një vatër që e kemi hetuar paraprakisht. Kanë dalë 2-3 punonjës pozitivë. Ne ndërmorëm këtë hap për të marrë një dhe një rezultat sa më të shpejtë në kohë. Testet e shpejta na ndihmojnë ne në terren për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit, hetimin e vatrave. Janë teste që kryhen dhe rezultatet dalin brenda 15-30 minutash. Janë të njohura dhe nga OBSH për efektivitetin” – thotë një prej mjekeve.