Sipas rregullatorëve vaksina Moderna është 95% e sigurt dhe efektive, duke hapur kështu rrugën për autorizimin e urgjencës amerikane. Nëse miratohet nga paneli i vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) mund të bëhet vaksina e dytë e koronavirusit që miratohet në SH.B.A.
Kjo vjen një ditë pasi amerikanët në të gjithë vendin filluan të vaksinoheshin me vaksinën Pfizer-BioNTech. Ndryshe nga vaksina Pfizer, vaksina Moderna nuk kërkon të qëndrojë në temperatura të ulta gjatë tranportimit.