Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe operatori sanitar Omar Altobelli, në orën 7:20 kanë qenë 3 personat e parë në Itali që kanë bërë vaksinën anti-COVID. Më pas vaksinën e bënë dhe 3 mjekë infektolog.
Kryministri italian Giuzepe Conte e ka cilësur 27 dhjetorin ‘vakx-day’ si një ditë që do të mbetet në histori. Ai u shpreh se fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët dhe më pas shtresat më të rrezikuara e në fund e gjithë popullata për të zhdukur virusin. Në Itali parashikohet që të vaksinohen rreth 70 deri në 80% e popullatës proces që pritet të mbarojë jo brenda verës por në vjeshtë të vitit të ardhshëm.
Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza. Italia do marrë çdo javë nga 470 mijë doza vaksinash.