Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, ishte të enjten në Kuvendin e Shqipërisë dhe mbajti një fjalim të fortë, ndërsa kërkoi nga kolegët shqiptarë që të votonin rezolutën për dën imin e gje nocidit serb.

Një dhuratë të veçantë Osmani e ka marrë teksa dilte nga salla e seancës plenare, nga deputeti shqiptar Kujtim Gjuzi. Ky i fundit, ka ndaluar Presidenten e Kosovës teksa ajo përshëndeste deputetët shqiptarë dhe i ka dhuruar një stilolaps kuqe zi.

Shkelqesia e saj Presidente ne detyre dhe kryetare e Kuvendit te Republikës së Kosoves, zonja Vjosa Osmani, e shoqeruar nga kryetari i Kuvendit Republika e Shqiperise, zoti Gramos Ruci e pranoi me kenaqesi dhuraten simbolike te konservatoreve. Nje stilo kuq e zi per te mbajtur shenim kete dite qe kryeministri pro serb Edi Rama bojkoton Kuvendin ne nje dite te kthimit te motres tone ne shtepine e saj Kuvendin e burrave te shtetit amë, shkruan Gjuzi.