Ditën e djeshme u zhvillua Konferenca e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020.

Drejtori i Policisë së Shtetit bëri referimin e të gjitha shifrave të aksioneve, bimëve të asgjesuara, orëve të fluturimeve monitoruese me partnerët e “Guardia di Finanza” që më pas morën edhe konfirmimin e palës italiane e cila i konsideroi si arritje në këtë betejë.

Pala italiane nga ana e saj, duke përgëzuar Shqipërinë, konfirmoi se sasia e trafikuar në Itali për 2020 është në minimumin historik me vetëm 911 kg kanabis.