Manchester United ka marrë një fitore të thellë dhe të rëndësishme në Premier League. Djajtë e Kuq kanë mundur 6-2 Leeds-in dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 26 pikë, pesë larg kreut dhe me një ndeshje për të rikuperuar.

Protagonistët e sfidës kanë qenë McTominay dhe Bruno Fernandes, autorë të dy dygolëshave. Kjo është hera e parë që United ka shënuar të paktën 6 gola në një ndeshje të kampionatit që nga largimi i Alex Ferguson nga klubi. Hera e parë në nëntë vite. Një humbje e rëndë për ekipin e Loco Bielsa-s, që mbetet në vendin e 14-të me 17 pikë.