Gazetari i mirënjohur, njëherësh edhe autor e drejtues i emisionit “Real Story” Sokol Balla, ka reaguar pas takimeve të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë.

Me anë të një reagimi në twitter, Balla me një ironi të hollë ka komentuar qëndrimet dhe disa nga takimet e Osmanit e cila u shfaq krah Bashës, Berishës e Metës duke berë politikë. Balla, me ironi shkruan: Floket me ondulacion dhe patriotizem me permanent. Siklet ta kritikosh vellain e vogel. Se prape vellai jot mbetet. Por shyqyr qe vizitat dhe cudite, ne trojet tona zgjasin vetem tre dite.