Vizitat e Edi Ramës në familjen e Klodian Rashës, kanë shqetësuar opozitën. Aq sa, kanë arritur aty, sa i kërkojnë llogari pse ka vendosur që ta ndihmojë ekonomikisht familjen e Klodianit, pas vr asjes nga një punonjës policie. Sali Berisha thotë madje, se Rama ka shkelur ligjin duke ndihmuar familjen e Klodianit. Ai shprehet se Edi Rama po i jep një zgjidhje kanunore kësaj çeshtje. Sipas tij, Rama po blen gjakun, për shkak se i ka caktuar një pension të posaçëm familjes së Klodian Rashës.
Ai i di mirë këto punë në fakt. Mjafton të kujtojmë faktin se më 21 janar, pas 4 vr asjeve shtetërore me urdhër direkt nga Berisha, ky i fundit i çoi me anë të badigardit të vet një valixhe me para familjes së Hekuran Dedës, e cila natyrisht nuk u pranua. Edhe gjatë kr imit të Gërdecit, ai dërgoi badigardin e vet me valixhen me para, vetëm që ta prisnin në një takim.
Para që edhe në atë rast u refuzuan. Ndaj Berisha tërbohet kur shikon se familja Rasha pret e përcjell Edi Ramën, sepse mendon se gjaku blihet me para. Siç ka tentuar të bëjë vetë, që pasi vriste, dërgonte valixhet me para, me shpresën se do ta falnin.
Në logjikën e tij, Rama duhej refuzuar nga familja Rasha. Por ‘harron’ një gjë, ndryshe nga ai, Rama ka kërkuar që në fillim hetimin e vr asjes dhe vënien para drejtësisë së autorit. Ndërsa Berisha ditën i fshihte vr asësit, ndërsa natën u çonte valixhet me para familjarëve të vik timave.