Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar me një mesazhi prekës për 24 mjekët që kanë humbur jetën nga COVID-19. Kalo shkruan se ishin 24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve. Mjeku ka edhe një thirrje për qytetarët, të cilët me sjelljen e tyre mund të nderojnë sakrificën e mjekëve.

STATUSI I PLOTË: KOHË KOVIDIANE HOMAZH për MANTELBARDHËT tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19. 24 yje që do ti mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve. Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht. JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj flame mbarëbotërore. Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës  Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme  Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me ar mikun e padukshëm. U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!