Arkeologët në Pompei, një qytet antik nën rrënojat e një apokalipsi vullkanik në 79 pas Krishtit, gjetën mbetje të mrekullueshme të një restoranti të ushqimit të ngrohtë dhe pijeve që u ofronte kalimtarëve atë që është një version i lashtë i ushqimit të tanishëm të shpejtë – Fast Food.
Restoranti është i njohur si një termopol, dhe u zbulua në Parkun Arkeologjik Regio V, i cili nuk është ende i hapur për publikun. Gjurmët e ushqimit gati 2,000-vjeçar u gjetën në disa enë që i pronari i restorantit i kishte sajuar në banak në trajtë gropash.
Pjesa e përparme e banakut ishte zbukuruar me afreske me ngjyra të ndezura, dhe disa përshkruanin kafshë që ishin pjesë e përbërësve të ushqimit, të tilla si mishi i pulës dhe rosat.
“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm. Kjo është hera e parë që ne po gërmojmë një termopol të tërë,” tha Massimo Ossana, drejtori i Parkut Arkeologjik Pompei, raporton CNN.
Arkeologët gjetën gjithashtu një tas bronzi të zbukuruar, enë qeramike gatimi … Pompei, 23 kilometra në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur u varrosën nën hi. “Analizat tona paraprake tregojnë se vizatimet në pjesën e përparme të banakut përfaqësojnë, të paktën pjesërisht, ushqimin dhe pijen e servirura aty,” tha Valeria Amoretti, një antropologe.
Amoretti tha se gjurmët e peshkut, kërmijve dhe viçit u gjetën në kontejnerë, një zbulim që ajo e quajti “një dëshmi për larminë e madhe të produkteve shtazore të përdorura për të përgatitur vaktet”. Një dokumentacion i rrallë i jetës greko-romake, Pompei është një nga atraksionet më të njohura italiane dhe një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.