Manchester City e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë të super ndeshjes së Premier League kundër Chelsea-t.

Qytetarët kanë zhbllokuar takimin me Gundogan (18′), kanë dyfishuar me Foden (21′) dhe kanë realizuar golin e tretë me De Bruyne (34′). Belgu ka dhënë edhe asistin për golin e dytë.