Juristja Alesia Balliu, e cila pak ditë më parë u përjashtua nga PD me vendim të Flamur Nokës, ka hedhur akuza të forta ndaj Shkëlzen Berishës dhe babait të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Balliu tha se Shkëlzen Berisha duhet të japë llogari se përse lëviz me 13 badigardë në protestat e PD-së dhe ku i gjen paratë që i paguan ata.

“Shkëlzen Berisha, te protestat e PD-së, pse vjen me badigardë? Nga kush po mbrohet? Nga demokratët? Përsa kohë është ai që po bën pazar me PD-në, do merremi edhe me të. Problemi është te emrat që drejtojnë PD-në. Sot PD po trajtohet si dyqan në të cilin bëjnë pazare. I biri i Sali Berishës del me 13 badigardë për t’u mbrojtur nga demokratët. Dhe ku i gjen lekët?”, tha Balliu.