Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, z. Oliver Varhelyi. Ministrja Xhacka vlerësoi rolin e Komisionerit Varhelyi në dosjen e zgjerimit, si dhe në atë të ndihmës nga Komisioni Evropian për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pasojëve të pandemisë në Shqipëri gjatë 2020-ës. Ministrja Xhacka vlerësoi edhe propozimin e Komisionit për Planin Ekonomik e të Investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, të propozuar ne tetor 2020. Ministrja Xhacka theksoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare duke informuar Komisionerin përpërmbushjen e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës elektorale në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Ministrja Xhacka vlerësoi si historik vendimin pozitiv të Këshillit të marsit 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe kërkoi që gjatë vitit 2021, të bëhet e mundur miratimi i kornizës negociuese për Shqipërinë dhe mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare sa më parë. Më herët gjatë ditës, ministrja Xhaçka u takua me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, të cilin e falenderoi për mbështetjen e Delagacionit dhe të tijën personale për tërmetin, pandemin dhe procesin e integrimit të Shqipërisë.