Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar një video nga diga mbi Përroin e Zaranikës në Elbasan.

Balla thotë se rikonstruksioni i kësaj dige ishte ndërhyrja e duhur vitin e kaluar.

Ai ka dhe një mesazh për opozitën, për të cilën thotë me ironi se meqenëse raportuan se diga ishte dëmtuar atëhere le të gjykojë populli kush punon, kush fle dhe kush shan nga divani.

STATUSI NGA TAULANT BALLA:

Elbasan, Zaranikë – Rikonstruksioni i Digës mbi Zaranikë dhe i shtratit të saj ishte ndërhyrja e duhur në kohën e duhur vitin e kaluar. Meqenëse opozita dhe lajmet e rreme raportuan se diga është dëmtuar, populli të na gjykojë se kush punon, e kush fle gjumë, kush shan nga divani i facebook ata që punojnë dhe kush gënjen?