Fatmir Mediu qortoi sjelljen e presidentit Donald Trump ditët e fundit si dhe dënoi sulmin në godinën e Kongresit gjatë protestave të zhvilluara të mërkurën në SHBA. Mediu tha se një problem i madh është kur një lider arrin të bindja se ka të drejtë mbi të tjerët.
Por kjo qasje e Mediut dhe ky ndryshyim 360 gradë, duket se ka hasur në ironinë e rrjeteve sociale. Edhe pse ai bashkë me Lulzim Bashën, ishin nga të vetmit politikanë që shkuan në inagurimin e Donald Trump si president dhe postonin foto tërë krenari, sot Mediu ka fshirë gjithçka dhe po e ndërron pllakën sikur nuk ka ndodhur asgjë. (TemA)