Menjëherë pas lajmit të mirë që dha kryeministri Rama ku tha se ka siguaruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid është hedhur në su lm dhe Lulzim Basha i cili ka tentuar të hedhë poshtë arritjen e qeverisë.
Lulzim Basha duket se është jashtë realitetit. Ai shkroi në Facebook sot se Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin, kur në fakt kjo s’ka ndodhur. Ndoshta ka qenë në gjumë, e pasi eshte zgjuar nga gjumi, ka modifikuar mesazhin dhe e ka zhdukur Maqedoninë e Veriut nga statusi ne facebook, duke harruar që mund të shihet historiku i ndryshimeve që behen.
Ndërkohë nga rrjeti social Twitter, Lulzim Basha e ka fshirë postimin.