Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike. Këtë radhë ka përdorur një video të emisionit të Elvis Naçit të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër.

Halli që atëherë është zgjidhur nga Naçi dhe donatorë të tjerë, dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj!. Këtë video e ka ripostuar kryeministri Edi Rama, të shoqëruar nga postimi “PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë!

*kujdes nga helmi i dizinformimit?”!

Vetë kryefamiljari Agim Qosja thotë se Lulzim Basha nuk mund të bëhet kryeministrit duke abuzuar në këtë mënyrë. Prandaj ai këmbëngul se do ta hedhë në gjyq Bashën pasi ka abuzuar me fëmijët e tij të mitur, duke përdorur një video të tre viteve më parë. Ndërkohë që gjendja e kësaj familjeje ka ndryshuar rrënjësisht!