Bayern Munich po përgatitet të bëjë një merkato të varfër verën e ardhshme. Për shkak të largimeve të sigurta të David Alaba dhe Jerome Boateng, të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit, bavarezët po ndjek një të panjohur për të përforcuar mbrojtjen.

Sipas Bild, në fakt, Bayern ka nisur kontaktet me Reading, ekip i kategorisë së dytë të futbollit anglez, për Omar Richards, mbrojtës i majtë 22-vjeçar, edhe ky me kontratën drejt skadencës. Richard vlen 15 milionë sterlina, por bavarezët mund ta marrin me kosto zero në fund të sezonit.