Në fjalimin e tij të fundit para mbështetësve të tij, Trump premtoi se do të rikthehej shumë shpejt por e ardhmja për të dhe lëvizjen politike që e çoi drejt fitores në 2016 është e errët.
Vetëm 2 muaj më parë, ai dukej i vendosur të ishte një forcë politike e fuqishme në politikën Amerikane edhe pas disfatës së nëntorit. Sipas sondazheve të opinionit publik ai ende pëlqehej nga republikanët, i respektuar nga politikanët e partive dhe shikohej pozitivisht thuajse nga gjysma e Amerikanëve. Më pas Trump kaloi 2 muaj duke ngritur akuza të paqëndrueshme mashtrimi elektoral , të ushqyera me zyrtarë partish në fushëbeteja shtetesh.
Ai është fajësuar sërish me vota nga përfaqësuesit e dy partive në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nëse do të dënohet nga senati ai mund të mos lejohet të drejtojë asnjë zyrës shtetërore dhe do t’i ndalohet rikandidimi për president në 2024 ashtu siç ai pretendon.
Gjatë karrierës së tij politike 5 vjeçare Trump ka qenë i lirë nga përshkrimet politike që do të fundosnin shumë të tjerë. Ai është deklaruar i vdekur më shumë herë sesa Fredy Kruger, dhe gjithsesi ai ende dukej i pamundshëm , një nëndetëse ne një botë barkash lundruese.
Deri tani.
I zhveshur nga fuqitë e tij politike dhe i bllokuar nga rrjetet Sociale ai përballet me sfida të vështira ligjore dhe financiare.
A mundet ai ende te organizojë një rikthim politik ?
A do të jetë Mar –a – Lago ishulli i i tij i Elbës ose i Shën Helenës ?
Dhe kujt mund ti drejtohen tani mijëra dhe miliona Amerikanë që e suportonin atë ?