Përhapja e varianteve të reja të COVID-19 ka bërë që në rang global të shtohen rastet e reja me infeksione. Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 624.353 raste te reja infektimesh me Covid -19, shifër kjo shumë pranë rekordit te regjistruar në muajin Nëntor ku infektimet arritën deri 657.000 raste.

Duke ju referuar të dhënave të fundit shteti që ka shënuar numrin më të lartë të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili me Mbretërinë e Bashkuar.

Një prej vendeve të goditura keq si Italia renditet e 11-ta me rreth 14 mijë raste, nuk është përfshirë në listën e 10 vendeve më numrin më të lartë të infektimeve të reja.

Përveç Mbretërisë së Bashkuar, në Evropë renditen edhe vende si Franca, Gjermania dhe Spanja.

Vendi që ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të numrit të të infektuarve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 187.919 raste dhe mbetet akoma si shteti më i goditur në botë me rreth 24.821.812 raste dhe 414.107 viktima.

Në vend të dytë për sa i përket numrit të rasteve të reja të infektimit është Brazili me rreth 64.385 raste.

3. Mbretëria e Bashkuar 37.892

4. Franca me 22.551

5. Rusia me 21.513

6. Meksika me 20.548

7.Kolombia 17.908

8.Gjermania 17.862

9.Spanja 17.423

10.India 14.545

Që nga fillimi i pandemisë në rang global janë regjistruar 98,998,691 të infektuar dhe 2,122,464 viktima në të gjithë globin.