Kryeministri Edi Rama ka pohuar se do të jetë mes personave të parë që do të vaksinohet në Shqipëri për Covid 19, por ai ka zbuluar se e para që do ta nisë këtë proces do të jetë mjekja e njohur e Infektivit Najada Çomo.
“Duke parë se janë disa persona, mes tyre edhe unë dhe që kam respekt për gratë, e para do të jetë doktoresha Najada Çomo. Më pas mund të jem unë, ose dhe mjeku me përvojë Tritan Kalo”, – u shpreh Rama.
Vaksinimi do të nisë sot në orën 15:00 në ambientet e ish-stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” tashmë të rikonstruktuar.