Italia regjistroi këtë të dielë 347 viktima të reja si pasojë e koronavirusit duke e çuar numrin e përgjithshëm e personave që kanë humbur jetën në 75,332. Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u raportuan 14.245 raste të reja nga 102.974 tampone të kryera.
Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.155.446. Për ditën e dytë radhazi, shtrimet në spitalet e posaçme COVID në Itali janë rritur. Aktualisht janë 23.075 të shtruar dhe 2.583 në terapi intensive këta të fundit, 14 më shumë se dje. Ditën e djeshme në Itali u raportuan më shumë viktima, konkretisht 364 por më shumë raste pozitive.