Futbollisti i Milan, Zlatan Ibrahimoviç dy ditë para derbit ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik në pamje. Pas shumë vitesh ai ka vendosur të heqë flokët e gjata për t’u qethur ‘zero’.
”All in” komenton Ibrahimoviç në Instagram teksa hedh foton nga stërvitja ku duket koka e tij tashmë e ‘zbardhur’, por mjekra duket e paprekur.
Të martën luhet ‘Derbi i Madoninës’ ku Inter e Milan vendosin fatet e kreut. Kuqezinjtë janë më të avantazhuar pasi janë 2 pikë para, ndërkohë mbrapa kanë Romën, dhe Juventusin me një ndeshje më pak që kërcënojnë.