Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij dy ditore në Turqi me një vizitë në Muzeun Ataturk. Ai është pritur me një ceremoni të posaçme.
Rama pritet që të ketë edhe takime të tjera, teksa nuk ka ende një axhendë të zbardhur. Një ditë më parë, dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje të përbashkëta në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe shëndetësi.
Gjithashtu, Rama bëri me dije se me Turqinë është nënshkruar edhe krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik, teksa presidenti Erdogan bëri me dije se Turqia synon rritjen e investimeve në Shqipëri.